Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortaliPortali  KėrkoKėrko  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Ē’ĖSHTĖ PARAPSIKOLOGJIA?

Shko poshtė 
AutoriMesazh
psikoisa
Fillestar



Numri i postimeve : 3
Registration date : 16/09/2008

Ē’ĖSHTĖ PARAPSIKOLOGJIA? Empty
MesazhTitulli: Ē’ĖSHTĖ PARAPSIKOLOGJIA?   Ē’ĖSHTĖ PARAPSIKOLOGJIA? Icon_minitimeTue Sep 16, 2008 4:33 am

Dukurit paranormale, nė format e veta tė ndryshme shpėrthejnė kornizat e botės sonė shkencore. Epoka e shkencave natyrore ėshtė nė kulm, por vlerat e shumta tė tyre do tė kenė ndryshime tė mėdha me zhvillimin e parapsikologjisė, e cila qysh sot konsiderohet si shkencė dhe ka vendin e vet nė botėn shkencore.





Gjatė gjithė historisė sė njerėzimit, kokat mė tė njohura tė botės janė munduar qė tė kuptojnė tė vėrtetėn pėr fenomene tė ashtuquajtura “paranormale”, fenomene tė cilat kanė ekzistuar prej se ekziston njeriu.

Fjala “Parapsikologji” ėshtė formuar qysh nė vitin 1889, por nė rrjedhėn e decenieve tė fundit ėshtė pranuar ndėrkombėtarisht. Sot, nė vend tė fjalės parapsikologji, shumė shpesh e hasim edhe termin mė tė ri, “Psikotronik”, por qė nė fakt kanė tė njėjtėn domethėnie. Mė herėt kėto dukuri anglezėt i quanin “kėrkime psikike” (Psyxhicol resarch), francezėt “Metapsikologji”, ndėrsa prof. dr. Hans Beneder, nga Universiteti i Freiburgut, e quajti “Der sechste Sinn” (shqisa e gjashtė).

Nė mesjetė kėto dukuri tė pashpjeguara i quanin “magji” dhe ishin tė ndaluara. Dėnoheshin tė gjithė ata qė merreshin me to. Qė nga shekulli XVI, “pėr kėtė punė tė dreqit” u gjet emėrtimi mė i pėrshtatshėm: “Okultizėm”. Fjala ėshtė marr nga libri i shkrimtares gjermane A. Neteschein. Nė kėtė libėr flitet pėr forcat e fshehta tė materies dhe shpirtit, ndėrsa fjala ka prejardhje latine, “Okultus” - sekret, fshehtėsi, diēka e fshehtė.

Fjala “parapsikologji” rrjedh nga greqishtja dhe do tė thotė: “para” - pranė, “psycho” - shpirt dhe “logos” - shkencė, dituri, mendim. Parapsikologjia ėshtė degė e psikologjisė, e cila merret me studimin e dukurive, tė cilat janė jashtė forcės sė tė kuptuarit tė shqisave tona , e shpesh i tejkalojnė edhe ligjet ekzistuese tė shkencės bashkėkohore e qė nė popull merren edhe si ēudira.

Kėto dukuri ekzistojnė qė nga lashtėsia, por qysh nė fund tė shekullit XIX, dhe nė rrjedh tė shekullit XX, studiuesit filluan tė merren seriozisht me to dhe tė vėrtetojnė rėndėsinė e tyre pėr njerėzimin e posaēėrisht pėr ardhmėrinė.

Parapsikologjia sot ėshtė nė gjendje qė disa nga ato dukuri, duke u bazuar nė prova, t’i dokumentoj nė mėnyrė shkencore.

Ėshtė interesant tė shikohen edhe disa enciklopedi tė disa shteteve, tė cilat bėjnė fjalė pėr dukurit parapsikologjike. Enciklopedia amerikane, botuar mė 1973, jep njė artikull mjaftė tė zgjeruar nga prof, T. Rini, nė tė cilin parapsikologjia definohet si pjesė e psikologjisė. Ai jep historikun e parapsikologjisė, ofron shembuj bindės si dhe shpjegime shkencore nga kjo lėmi. Sipas tij, parapsikologjia ėshtė degė e psikologjisė, e cila merret me pėrjetimet dhe sjelljet paranormale, siē janė: telepatia, parashikimi i ngjarjeve, bioenergjia etj., tė cilat janė tė pashpjegueshme e lidhėn me ligjet e natyrės. Pėr kėtė arsye ato quhen edhe shpesh paranormale, supernormale, pra aludohet se i pėrkasin anės tjetėr, edhe pse nė to nuk ka asgjė mbinormale, Nė fakt, ato nuk janė asgjė tjetėr veēse fenomene tė natyrės normale.

Enciklopedia ruse e vitit 1975 jep njė artikull trefaqėsh, tė shkruar nga tre psikologė dhe profesor tė universitetit, V. P. Zincenko dhe A. Leontijev, nė tė cilin thuhet se parapsikologjia bėnė gjurmime nė lėmin i cila kryesisht studion: 1- Formėn e ndjeshmėrisė, e cila mundėson aftėsinė e marrjes sė informatave, tė cilat nuk janė tė shpjegueshme pėr shqisat tona organike; 2- Format e pėrshtatshme tė veprimit tė krijesave tė gjalla nė paraqitjet fizike, tė cilat zhvillohen jashtė organizmit, pa forcėn e muskujve.

Enciklopedia franceze e vitit 1967 shkruan: “Parapsikologjia ėshtė disiplinė qė studijonė fenomene paranormale, siē janė: telepatia, parashikimi, parandjeshmėria etj. Shumė mashtrues janė futur dhe e kanė shkatėrruar kėtė lėmi, tė cilės shkencėtarėt ia kanė kthyer shpinėn, duke e lėnė si fushė tė hapur pėr manipulime tė sharlatanėve”.

Enciklopedia jugosllave e vitit 1961 shkruan se parapsikologjia ėshtė pseudodituri pėr fenomenet e okultizmit, ndodhitė shpirtėrore, tė cilat shkenca e sotme nuk mund t’i sqarojė.

Nė enciklopedinė shqiptare nuk ka shėnime fare pėr parapsikologjinė!

Sipas shėnimeve, sot mė se 50 shtete, nė mėnyrė shkencore, studiojnė dukuritė parapsikologjike dhe nė kėtė drejtim janė formuar rreth 150 institute pėr parapsikologji, tė pavarura ose pranė universiteteve, diku edhe nė rang fakultetesh. Nė botė, sot, janė botuar me mijėra libra dhe artikuj tė shumtė gazetaresk, qė flasin mbi kėtė lėmi.

Midis shkrimtarėve dhe personaliteteve qė kanė bėrė kėrkime mbi kėto dukuri, gjenden edhe emrat e Albert Ajnshtajnit, Moska Plonkes, Anrije Brenksonit, Artur Shopenhauerit, J.V. Gėtes, Kami Flamarit, Karl G. Jungut, I. J. Pavlovit etj., tė cilėt me njohuritė e tyre kanė kontribuar shumė pėr konsolidimin e parapsikologjisė nė rang shkencor. Njė zbulim epokal nė lėmin e parapsikologjisė e bėri shkencėtari rus, Sejman D. Kilirian (bashkė me tė shoqen). Ai kah fundi i viteve tė 60, me ndihmėn e rrymės elektrike tė frekuencave tė larta, zbuloi dhe arriti tė fotografojė “aurėn”, energjia e shndritshme dhe shumėngjyrėshe e sė cilės, i rrethon tė gjitha qeniet e gjalla.

Parapsikologu amerikan, prof. D. Rajn, nė librin e tij shkencor, “Shpėrndarja e shpirtit tė njeriut” shkruan: “Ėshtė e pikėllueshme, por e vėrtet qė ne sot mė mirė e njohim atomin se shpirtin, i cili na mundėsoi ta njohim atė. Kur do e njohim shpirtin vetėm sa gjysma e asaj, sa fizika njeh materien, atėherė, me gjasė, do tė ishim nė gjendje tė parashtronim ligje tė karakterit parimor, tė cilat pėr jetėn e njerėzve do tė ishin me rėndėsi tė madhe”.

Duke iu falėnderuar punės kėrkimore tė kėtij shkencėtari, u zgjerua horizonti pėr parapsikologjinė nė shumė shtete tė zhvilluara dhe kjo fushė u pėrfshi nė shumė universitete, si p.sh. nė universitetet e SHBA-ve, Anglisė, Holandės, Gjermanisė etj. Nė Gjermani ėshtė i njohur prof. Hans Beneder. Pėrveē kėtij nė kėtė shtet duhet pėrmendur edhe tre profesorė: E. Jance, nga Marburgu, prof. P. Jordan nga Hamburgu dhe filozofin H. Drischi, i cili qysh nė vitin 1932 shkroi librin pėr parapsikologjinė.



Nė Amerikė, pėrpos D. Zh. Rajnit njihet dhe psikologu eminent, V. M. Dungel si dhe fiziologu me famė botėrore, Kurt Djukas. Nė Angli, nė lėmin e parapsikologjisė ėshtė i njohur nobelisti, prof. Oliver Lodzh. Nė Holandė, udhėheqėsi kėsaj dege ėshtė prof. V. N. Tenacet, ndėrsa nė Suedi ėshtė prof. Jon Bjenhen. Nė Francė me parapsikologji u muar, pėr kohė tė gjatė, psikologu dhe fiziologu e nobelisti, Sharl Risha. Kohėve tė fundit kjo degė filloi tė shtrihet edhe nė Evropėn Lindore. Nė Rusi, shkencėtari mė i njohur nė kėtė drejtim ėshtė psikologu, I. I. Vasiljev, i njohur gjithashtu, si hipnotizues me famė botėrore, si dhe M. Ryzel, i cili emigroi nė SHBA dhe tash punon nė Institutin pėr Kėrkime tė Natyrės Njerėzore. Janė tė njohura fjalėt e tij: “Civilizimi i sotėm i largon njerėzit nga jeta e brendshme e tyre”.

Nė Austri, para ca kohėsh, u paraqit libri i psikologur Georg Grodek, njė ndėr ithtarėt e S. Frojdit dhe themelues i mjekėsisė psikosomatike (psikofiziologjike) me titullin e ēuditshėm “Libri mbi ES-in”. “ES” nė gjermanishte do tė thotė: “kjo”, “kėtė”. Dr. Grodek-u thotė se trupi nga vetja nuk mund tė sėmuret, sepse ai pa psiken ėshtė i vdekur. “ES”, qė ai e pėrmend, ėshtė forca e cila na shtynė tė punojmė, tė mendojmė dhe na mundėson tė jetojmė tė shėndoshė, por njėkohėsisht edha na i nxit sėmundjet. Me analiza duhet tė zbulohet faktori i konfliktit dhe me largimin e tij tė pamundėsojmė shkatėrrimin e tė sėmurit.

Dukurit paranormale, nė format e veta tė ndryshme shpėrthejnė kornizat e botės sonė shkencore. Epoka e shkencave natyrore ėshtė nė kulm, por vlerat e shumta tė tyre do tė kenė ndryshime tė mėdha me zhvillimin e parapsikologjisė, e cila qysh sot konsiderohet si shkencė dhe ka vendin e vet nė botėn shkencore.
(Marre nga Sabir Krasniqi)
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Ē’ĖSHTĖ PARAPSIKOLOGJIA?
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Ky eshte 1 sen me ba (Virus) ose ne shqip

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Psikologjia dhe Parapsikologjia :: Fenomene Para Normale-
Kėrce tek: