Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortaliPortali  KėrkoKėrko  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Si e perceptojnė studentėt shkencėn dhe teknologjinė?

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Administrator
Administrator
Admin


Numri i postimeve : 39
Registration date : 24/05/2007

Si e perceptojnė studentėt shkencėn dhe teknologjinė? Empty
MesazhTitulli: Si e perceptojnė studentėt shkencėn dhe teknologjinė?   Si e perceptojnė studentėt shkencėn dhe teknologjinė? Icon_minitimeSun Sep 14, 2008 12:15 am

Nė shumė vende tė zhvilluara, ka njė rėnie tė ndjeshme nė numrin e studentėve nė kurset shkencore e teknologjike (S&T). “Europės i nevojiten mė shumė shkencėtarė” ėshtė titulli i njė raporti nga Grupi i Nivelit tė Lartė mbi Rritjen e Personelit pėr Shkencėn dhe Teknologjinė (EC, 2004). Ky raport analizon kushtet e S&T nė Bashkimin Europian dhe i kushton vėmendje tė veēantė numrit tė personave qė zgjedhin studime dhe karriera nė S&T. Titulli i raportit ndalohet tek fakti qė rėnia e rekrutimit nė studimet S&T shihet si njė problem i madh nė shumicėn e vendeve Europiane. Tė njėjtat tendenca shihen nė ShBA dhe nė pjesėn mė tė madhe tė vendeve tė tjera tė Organizatės pėr Bashkėpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OBEZh).

Ėshtė paradoksale qė pjesa dėrrmuese e vendeve ku ekonomitė mbėshteten nė S&T po pėrjetojnė, tek tė rinjtė, njė mungesė interesi nė studimet dhe karrierat S&T. Rėndėsia ekonomike e njė numri tė lartė inxhinjerėsh e kuadrosh shkencorė ėshtė pranuar gjerėsisht. Por tė rinjtė nuk i zgjedhin studimet e karrierat pėr tė mirėn e ekonomisė sė vendit. Ata i mbėshtesin zgjedhjet e tyre (kur u jepet mundėsia pėr tė zgjedhur) nė interesat, vlerat e prioritetet e tyre. Ėshtė e qartė qė nė vendet mė tė pasura studimet e punėsimi nė S&T nuk ka tėrheqjen e disa dhjetėvjeēarėve mė parė.

Si e perceptojnė studentėt shkencėn dhe teknologjinė? Puzzle-cube_id179426_size360

Mungesa e interesit nė S&T nė shkollė e mė tej ėshtė problematike jo vetėn pėr ekonominė, por edhe pėr demokracinė, pasi pjesa dėrrmuese e vendimeve nė shoqeritė moderne kėrkojnė ballafaqimin e argumenteve shkencorė kundrejt gjykimeve vlerore. Njė popullsi votuese me arsimim shkencor tė mangėt mund tė manipulohet lehtėsisht prej propagandės.

Pėr kėto arsye, ėshtė e rendėsishme tė kuptohen qėndrimet, prioritetet dhe interesat e brezit tė ri nė lidhje me S&T: ky ėshtė qėllimi i studimit ROSE (Relevanca e Arsimimit Shkencor).

ROSE (Relevance of Science Education)

ROSE ėshtė njė studim krahasues ndėrkombėtar qė heton larminė e interesave, pėrvojave, prioriteteve, shpresave dhe qėndrimet qė fėmijėt e vendeve tė ndryshme sjellin ose zhvillojnė nė shkollė. Qėllimi pėrfundimtar ėshtė qė tė nxitet njė diskutim i informuar mbi organizimin e njė arsimimi shkencor mė relevant e domethėnės pėr nxėnėsit nė mėnyra qė respektojne ndryshime gjinore dhe diversitetin kulturor. Shpresojmė, gjithashtu, tė mėsojmė se si mund tė nxisim interesin nė studimet e karrierėn lidhur me S&T. Pas konsultimesh me mėsues shkence nga tė gjithė kontinentet, ROSE ka zhvilluar njė instrument qe pėrpiqet tė analizojė sjelljet e nxėnėsve 15-vjeēarė.

Instrumenti ROSE ka rreth 250 artikuj – pyetje ose pohime tė shprehura thjeshtė qė kėrkojnė pėrgjigje nė njė shkallė Likert me 4 pikė. Kjo mundėson pėrdorimin e metodave standarde statistikore si llogaritja e mesatareve dhe korrelacioneve. Rreth 40 000 nxėnės nga 35 vende morrėn pjesė nė ROSE, dhe rreth 10 doktorandė nga vende tė ndryshme do tė mbėshteten tek tė dhėnat e ROSE-s pėr dizertacionet e tyre. Schreiner dhe Sjųberg (2004) raportojnė nė mėnyrė tė plotė mbi arsyetimin, zhvillimin dhe logjistikėn e projektit. Tė dhėna tė mėtejshme, duke pėrfshirė raporte mbi mbledhjen e tė dhėnave nga vendet pjesėmarrėse, mund tė merren prej faqes internet tė ROSE. Artikuj tė ndryshėm krahasues dhe raporte ndėrkombėtare janė botuar e tė tjerė janė planifikuar.

Perceptimet pozitive pėr S&T nė shoqėri

Kur vėmė re mungesėn e interesit nė studimet dhe punėsimin S&T nė disa vende, hipoteza e parė dhe mė afėrmendsh mund tė jetė qė tė rinjtė nė kėto vende kanė mendim negativ ose armiqėsor kundrejt S&T. Pohime tė tilla shpesh ngrihen nė debate publike. S&T fajėsohet pėr shumė tė kėqija tė shoqėrive moderne, si ndotja, shkatėrrimi mjedisor, shpėrdorimi i burimeve natyrore, madje edhe konfliktet dhe mjetet moderne tė luftimit. A i bazojnė tė rinjtė qėndrimet e tyre nė supozime tė kėtilla?


Disa pyetje nė studimin ROSE hedhin dritė mbi kėtė pyetje. Rezultatet tregojnė se nuk ka armiqėsi tė pėrgjithshme kundrejt S&T tek tė rinjtė, as nė vendet e pasura e as nė ato tė varfra. Pėrgjithėsisht, pėrgjigje pozitive u dhanė pėr pohime si:

Shkenca dhe teknologjia janė tė rėndėsishme pėr shoqėrinė

Shkenca dhe teknologjia janė tė nevojshme pėr zhvillimin e njė vendi

Shkenca dhe teknologjia do tė gjejnė kurime pėr sėmundje si HIV/AIDS dhe kanceri

Falė shkencės dhe teknologjisė do tė ketė mundėsi mė tė madhe pėr brezat e ardhshėm

Shkenca dhe teknologjia i bėjnė jetėt tona mė tė shėndetshme, mė tė lehta dhe mė tė rehatshme

Teknologjitė e reja do e bėjnė punėn mė interesante

Anėt pozitive tė shkencės janė mė tė mėdha se pasojat e dėmshme qė mund tė ketė

Shkenca dhe teknologjia do tė ndihmojnė nė zhdukjen e urisė e varfėrisė nė botė

Shkenca dhe teknologjia janė shkaku i problemeve mjedisore
Pjesa mė e madhe e nxėnėsve (moshat 14-16 vjeē) nė shumicėn e vendeve ranė dakord me pohime si ato mė lart, edhe pse ka ndryshime interesante mes kombeve dhe mes vajzave dhe djemve. Nė pėrgjithėsi, djemtė janė mė pozitivė (apo mė pak skeptikė?) se vajzat pėr S&T, dhe nxėnėsit nė vendet nė zhvillim janė mė pozitivė se nxėnėsit e vendeve mė tė pasura. Por duhet vėnė re se mendimi i pėrgjithshėm pėr S&T ėshtė pozitiv.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://zakutelli.albanianforum.net
 
Si e perceptojnė studentėt shkencėn dhe teknologjinė?
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: ::OS dhe Hardware:: :: Shkenca & Teknologjia-
Kėrce tek: